Bunkeri për fundin e botës: Do të strehojë mbi 10 mijë persona - Bota Sot
Bunkeri për fundin e botës: Do të strehojë mbi 10 mijë persona

Bota

Bunkeri për fundin e botës: Do të strehojë mbi 10 mijë persona

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 16:12
Foto

Qindra bunkerë ushtarakë të mbushur me beton në Dakodën e Jugut të SHBA-ve, janë duke u shndërruar në strehimore për mbijetesë në rast të apokalipsit. Këta bunkerë, që njihen për strehim për fundin e botës, janë të ndërtuar me madhësi të një qyteti.

Kompleksi gjigant ndryshe i njohur si “bunkeri për fundin e botës” me madhësi të një qyteti, mund t’ia shpëtojë jetën 10 mijë personave nga lufta bërthamore, virusi vdekjeprurës apo goditja e ndonjë asteroidi.

Kompania Vivos që ndërton strehimore nëntokësore në rast të ndonjë lufte bërthamore, është duke e shndërruar ish-bazën ushtarake prej 46 kilometra katrorë në një bunker gjigant.

Nga jashtë nuk duket diçka spektaklore, por posa të futeni brenda do ta kuptoni se ka dhoma shumë të bukura. Brenda tyre nuk mungojnë shtretërit, tavolina por edhe pikturat në mur.

Bunkerët janë mjaftueshëm të mëdhenj, dhe 575 tjerë janë në fazën e transformimit, që do të thotë se nga 6 deri në 10 mijë qytetarë mund të shpëtojnë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...