Epstein akuzohet se ua dha 350 mijë dollarë dëshmitarëve të mundshëm kundër tij

Bota

Epstein akuzohet se ua dha 350 mijë dollarë dëshmitarëve të mundshëm kundër tij

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 12:08
Jeffrey Epstein

Vetëm disa ditë pasi një gazetë e kishte zbuluar sjelljen e dyshimtë ndaj grave të reja të financierit amerikan, Jeffrey Epstein, prokurorët federal dyshojnë se ai ua dha 350 mijë dollarë dy njerëzve të afërt të tij, të cilët mund të kishin qenë dëshmitarë kundër tij.

Prokurorët thonë se Epstein, i cili tashmë është akuzuar për trafikim të qenieve njerëzore për qëllime seksuale, i përdorte të hollat për ta blerë heshtjen e dëshmitarëve të mundshëm kundër tij.

Zyra e prokurorit amerikan në Manhatan i bëri këto akuza në gjykatë dhe kërkoi që personit të dyshuar të mos i mundësohet mbrojtja në liri, duke thënë se këto pagesa janë dëshmi se ai mund të ndikojë te dëshmitarët, nëse nuk paraburgoset.

Epstein i kishte bërë këto pagesa te dëshmitarët e mundshëm në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, pak ditë pasi gazeta “Miami Herald” filloi ta publikonte një raport hetues për marrëveshjen e fshehtë të këtij personi me autoritetet e Floridas për ta shmangur ndjekjen penale në vitin 2008.

Financieri 66-vjeçar u arrestua të shtunën e kaluar, kur aeroplani i tij privat u lëshua në një aeroport në New Jersey përderisa po vinte nga Parisi. Dyshohet se ai kishte paguar vajza të mitura për të kryer marrëdhënie intime në dy shtëpitë e tij nga viti 2002 deri më 2005, shkruan “New York Times”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat