E rrahin brutalisht adoleshentin: Vetëm pse është gay

Bota

E rrahin brutalisht adoleshentin: Vetëm pse është gay

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 15:20
Foto

Një adoleshent është rrahur brutalisht dje në Preston të Anglisë, vetëm për faktin se i takon komunitetit LGBTI.

Ai në rrjetet sociale e ka publikuar një fotografi ku i vërehen plagët e rënda që ka marrë nga rrahja që i është bërë.

“Unë kurrë nuk e kisha menduar se do të rrahëm veç pse jam gay. Çfarë po ndodhë me këtë botë”, ka shkruar ai.

Mes tjerash ai ka thënë se duhet të kuptoni se të qenit gay nuk është zgjedhje, dhe nuk mund të ndryshohet ai fakt.

“Më vjen keq që nuk mund ta kuptoni këtë gjë, por nuk është e nevojshme të sulmohet dikush veç pse është gay. Nuk më besohet se ndodhin sulme homofobike”, ka shkruar ai.

Ai u bën apel pjesëtarëve të komunitetit LGBTI se duhet të qëndrojnë të fortë dhe t’a duan vetën ashtu siç janë.

“Kjo nuk do të më ndaloj për të vazhduar të jem i mrekullueshëm, të jesh gay është në rregull”, përfundon ai shkrimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat