U krijua nga tërmeti, zhduket ishulli i famshëm në Detin Arabik

Bota

U krijua nga tërmeti, zhduket ishulli i famshëm në Detin Arabik

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 15:51
Ishulli

Ishulli i “Zalzala Koh”, i cili u shfaq në vitin 2013 pas një tërmeti shkatërrues në zonën e qytetit pakistanez Guadara, është zhdukur.

Në imazhet satelitore, ishulli që u ul pas një tërmeti 7,7 magnitudë që goditi Balochistan-in dhe Sindh-in në jug të vendit nuk është më i dukshëm.

Ishulli ishte 40 metra i gjatë, 90 metra i lartë dhe 20 metra i gjerë. Banorët i dhanë ishullit emrin “Zalzala Koh”, që do të thotë Plani i Tërmetit.

Instituti i Pakistanit për Oqeanografinë (NIO) dhe NASA kanë njoftuar se ishulli është zhdukur.

Asif Inam, ish-drejtor i NIO, tha se nuk priste që ky lloj ishulli të mbijetonte për gjashtë vjet.

Ai kujtoi se pas tërmetit në vitin 1945 u shfaqën katër ishuj të tillë. Inam tha se në periudhën 1999-2013 janë shfaqur tre ishuj të tjerë. Mendohet se arsyeja për shfaqjen e këtyre ishujve në brigjet e Detit Arabik të Pakistanit është metani nën shtratin e detit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat