E dhimbshme: Piloti tajlandez sakrifikon veten, largohet nga zona e banimit që të mos ketë viktima - Bota Sot
E dhimbshme: Piloti tajlandez sakrifikon veten, largohet nga zona e banimit që të mos ketë viktima

Bota

E dhimbshme: Piloti tajlandez sakrifikon veten, largohet nga zona e banimit që të mos ketë viktima

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 15:35
Foto

Ky është momenti dramatik kur piloti i një aeroplani bën gjithçka që t’ia ndërroj drejtimin fluturakes dhe ta sakrifikoj vetën, vetëm dhe vetëm që të mos përfundojë mbi shtëpi dhe t’ua shpëtojë jetën dhjetëra qytetarëve.

Shefi i eskadrilës Naruepol Lueadkusol në Chiang Mai në veri të Tajlandës, po trajnonte një pilot të ri me aeroplani ushtarak Aero L-39 Albatros, transmeton Telegrafi.

Por në gjysmë të rrugëtimit, njëra nga motorët u ndal, megjithatë Naurepol u mundua sërish ta vë në funksion, por pa ndonjë sukses.

Menjëherë kërkoi ndihmë nga kulla dhe u bë gati për ulje emergjente, e duke parë se nuk kishte gjasa të prekë tokën pa shkaktuar dëme e viktima, vendosi të largohet nga zona e banuar dhe të vazhdojë drejt maleve.

Si pasojë e rrëzimit të aeroplanit ka mbetur i vdekur në vend, pasi që edhe katapultimi nuk i kishte shkuar sipas planit, e piloti i dytë ka shpëtuar.

Videoja e publikuar më poshtë është filmuar nga një veturë rreth orës 4, dhe tregon momentin se si aeroplani përplaset në mal në zonën e Sarapit.

I mbijetuari Tanavat Kunkuntod, ka deklaruar se si profesori i tij është munduar ta largoj aeroplanin nga qytetit me qëllim që të mos ketë viktima.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...