May i dënon deklaratat e Trumpit kundër kongresisteve - Bota Sot
May i dënon deklaratat e Trumpit kundër kongresisteve

Bota

May i dënon deklaratat e Trumpit kundër kongresisteve

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 17:43
Theresa May

Kryeministrja në largim e Britanisë së Madhe, Theresa May, e kritikoi presdentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pasi ky i fundit iu bëri thirrje disa kongresisteve demokrate me ngjyrë që "të kthehen në shtëpitë e tyre".

May tha se fjalët e Trumit janë "krejtësisht të papranueshme", transmetoi zëdhënësi i saj.

Trump tha përmes disa postimeve në Twitter se gratë "kanë ardhur nga vendet, qeveritë e të cilave janë një katastrofë totale".

Ai iu referua katër kongresisteve - tri nga të cilat kanë lindur në SHBA, ndërsa një ka shkuar si fëmijë refugjat.

Kandidatët demokratë për president i cilësuan deklaratat e tij si raciste dhe përçarëse, ndërsa përfaqësuesit e Partisë Republikane qëndruan të heshtur.

Gratë: Aleksandria Ocasio-Cortez, Rashida Tlaib, Ayanna Pressley dhe Ilhan Omar e quajtën presidentin racist dhe u mbështetën nga anëtarë të Partisë Demokratike.

Përkundër kritikave, Trump, të hënën, iu bëri thirrje vetë grave që të kërkonin falje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...