Qyteza uellsiane futet në Guinness për rrugën më të pjerrët në botë

Bota

Qyteza uellsiane futet në Guinness për rrugën më të pjerrët në botë

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 10:10
Foto

Rruga “Ffordd Pen Llech” që ndodhet në veri të Uellsit është futur në librin Guinness pasi u verifikua pjerrtësia e saj prej 37.45%.

Banorët e qytezës Harlech e festuan këtë arritje edhe pse shprehën keqardhje që ky titull iu mor një rruge në Zelandën e Re.

Deri para pak ditësh, rruga më e pjerrët në botë ishte ajo “Baldwin Street” në Dunedin të Zelandës, pjerrtësia e të cilës ishte 35%.

Banorët kanë qenë ata të cilët kanë realizuar fushata dhe kanë ftuar jurinë e Guinness për të vërtetuar pretendimet se rruga e tyre ishte më e pjerrëta.

Ata ia arritën qëllimit dhe për këtë kanë qenë shumë të gëzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat