Pakistani rihap hapësirën ajrore për kompanitë indiane

Bota

Pakistani rihap hapësirën ajrore për kompanitë indiane

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 10:35
Ilustrim

Pakistani e ha rihapur plotësisht hapësirën ajrore për fluturime civile nga India, gati pesë muaj pasi ishte mbyllur për shkak të tensioneve me shtetin fqinj në rajonin e Kashmirit.

Vendimi për mbyllje të hapësirës ajrore nga autoritetet pakistaneze iu ka shkaktuar dhjetëra miliona dollarë humbje kompanive ajrore të Indisë, sepse ato ishin të detyruara të i devijojnë fluturimet.

Kompania shtetërore indiane e fluturimeve, “Air India”, ka pësuar më së shumti nga ndalimi i qarkullimit në hapësirën ajrore të Pakistanit gjatë muajve të kaluar.

Pakistani e mbylli hapësirën e vet ajrore për kompanitë indiane në shkurt të këtij viti pasi India e realizoi një sulm ajror në një kamp trajnimi të një grupi të dyshuar terrorist në Balakot të Pakistanit.

Ky sulm ishte vepër hakmarrëse për një shpërthim vetëvrasës në pjesën indiane të Kashmirit, në të cilin mbetën të vdekur 40 ushtarë indianë.

Rihapja e hapësirës ajrore të Pakistanit do të jetë ndihmë e madhe për kompanitë indiane, të cilat detyroheshin të bëjnë fluturime më të gjatë ndërkombëtare.

Ministri indian i aviacionit, Hardeep Singh Puri, tha se këto kompani i kanë humbur 80 milionë dollarë për shkak të vendimit të mëhershëm të Pakistanit për mbyllje të hapësirës ajrore, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat