Bota ka 40 milionë skllevër

Bota

Bota ka 40 milionë skllevër

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 09:02
Ilustrim

Dhjetë mijë njerëz do të duhet të lirohen çdo ditë për të mënjanuar skllavërinë moderne gjatë dekadës së ardhshme, thuhet në një hulumtim, që tregon vendet të cilat bëjnë pak, ose aspak përparim në përpjekjet për t’i dhënë fund punës së detyruar.

Sipas organizatës me bazë në Australi, Walk Free Foundation, më pak se gjysma e vendeve të botës e rendisin punën e detyruar si një krim dhe shumica nuk e konsiderojnë martesën e detyruar si një krim

Më shumë se 40 milionë njerëz janë vlerësuar të jenë robër në skllavërinë moderne, që përfshin punën e detyruar dhe martesën e detyruar.

Përfundimi i skllavërisë moderne deri në vitin 2030 ishte një nga qëllimet botërore të miratuara unanimisht nga anëtarët e Kombeve të Bashkuara, katër vjet më parë.

Por, në situatën e sotme, arritja e këtij qëllimi është “e pamundur”, tha raporti.

“Në bazë të përparimin aktual, ne nuk do të jemi në gjendje të zhdukim skllavërinë moderne deri në vitin 2030”, tha Fondacionin Reuters, Katharine Bryant, drejtuese e hulumtimeve në Walk Free. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat