Shkon në 30 numri i viktimave pas sulmit në Japoni

Bota

Shkon në 30 numri i viktimave pas sulmit në Japoni

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 14:53
Foto

Zyrtarë të sigurisë në Japoni konfirmojnë se deri tani 30 persona janë konfirmuar të vdekur pas një sulmi mbi një studio të animacionit në Kyoto të Japonisë.

Zyrtari i Zjarrfikësve të qytetit të Kyotos, Mikihide Daikoku, ka thënë se 36 të tjerë janë të lënduar, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Daikoku ka thënë personi që i ka vënë zjarrin ndërtesës është ndër të lënduarit dhe gjendet në spital duke marrë trajtimin e duhur.

Ende nuk dihet se pse personi në fjalë ka vënë zjarrin ndërtesës. Drejtori i kësaj studio ka thënë se ka pasur kërcënime me vdekje të shpeshta kohët e fundit ndaj gjithë studios. Ai nuk e kupton se si ka ardhur gjendja deri këtu.

Kjo është një ndër tragjeditë më të mëdha në histori të Japonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat