Tmerruese: 25 vjeçarja i këput kokën nënës dhe e hedh në oborrin e komshinjve

Bota

Tmerruese: 25 vjeçarja i këput kokën nënës dhe e hedh në oborrin e komshinjve

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 14:24
Jessica Camilleri

Jessica Camilleri thuhet se e ka vrarë nënën e saj, Ritën, në Sidnei dhe u ankua se nuk mund t’ia nxirrte krejt gjakun.

Një grua raportohet se i ka prerë kokën nënës së saj para se t’ia gjuante pak më vonë në oborrin e shtëpisë së fqinjës.

Raportohet se 25 vjeçarja vrau nënën e saj 57 vjeçare në kuzhinën e shtëpisë së tyre në St.Clair të Sidneit, mbrëmë, shkruan Mirror.

Rita kishte qenë duke u kujdesur për nipin e saj në atë kohë.

Policia ka konfirmuar se katër vjeçari kishte qenë dëshmitar i sulmit të tmerrshëm dhe ishte çuar në spital me lëndime të kokës.

Thuhet se Jessica kishte përdorur “një numër thikash” për t’ia këputur kokën nënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat