Mbetjet e një anijeje 500-vjeçare që kanë mbetur në gjendje mahnitëse, u zbuluan sot në fund të Detit Baltik.
Ekspertët gjetën anijen 24 milje detare larg bregut suedez, ndërsa skanonte thellësitë e akullta të Detit Baltik.
Hetimet e mëtejshme u bënë nga një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë, duke përfshirë një grup nga Universiteti i Southampton, të cilët përdorën teknologjinë robotike nënujore.
Anija, e cila daton në fund të shekullit 15 ose fillimi i shekullit 16, ende ka shtyllat e saj në vend, armët në kuvertë dhe madje edhe pjesë të manipulimit.
Ekspertët besojnë se gjendja e mirë e anijes vjen si rezultat i mungesës së oksigjenit në thellësitë e akullit.
Në kuvertë gjendet gjithashtu një barkë e rrallë, e cila përdorej nga ekuipazhi i anijes për të dalë në breg.
Sidoqoftë, emri dhe origjina e anijes nga koha e Renesancës mbeten misterioze. Shkencëtarët e kanë pagëzuar atë me emrin 'Okänt Skepp', që në gjuhën suedeze do të thotë ‘anije e panjohur’.
Arkeologu detar Rodrigo Pacheco-Ruiz, i cili ka kaluar dekada në hulumtime dhe hartimin e shtretërve të deteve, tha se barka daton nga koha e Christopher Columbus dhe Leonardo Da Vinci.
Eksperti zbulon se anija është më e vjetër se gjetjet e mëhershme historike, përfshirë edhe anijen luftarake Mars, e cila kishte shpërthyer në betejën e Öland në vitin 1564 dhe Henry the VIII's Mary Rose, e ndërtuar në vitin 1510.
“Ajo duket sikur të ishte fundosur dje. Në kuvertën kryesore ndodhet një zbulim jashtëzakonisht i rrallë - varka e përdorur për të dërguar ekuipazhin në bregdet dhe anasjelltas. Është një pamje e habitshme”, tha ai.