Pompeo: Edhe vendet e tjera duhet të ruajnë rrugët detare në zonën e Gjirit

Bota

Pompeo: Edhe vendet e tjera duhet të ruajnë rrugët detare në zonën e Gjirit

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 21:28
Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi sot se SHBA-ja nuk duhet të jetë e vetme në ruajtjen e anijeve në zonën e Gjirit, pas kapjes së naftëmbajtëseve britanike në ngushticën e Hormuzit.

“SHBA-ja ka përgjegjësinë për të bërë pjesën e saj, por edhe bota ka një rol të madh gjithashtu për të mbajtur rrugët detare të hapura”, tha sot Pompeo për “Fox News”.

Ai shtoi se “i shikon veprimet e Iranit si një pirateri shtetërore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat