Shpërthejnë zjarret në Siberi, digjen 170 mijë hektarë pyje

Bota

Shpërthejnë zjarret në Siberi, digjen 170 mijë hektarë pyje

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 10:28
Foto

Përafërsisht 170 mijë hektarë me pyje janë duke u djegur në rajonet Krasnoyarsk, Irkutsk, Yakutia, Yamal dhe Buryatia të Siberisë. Lajmin e bëri të ditur Shërbimi për Mbrojtjen Ajrore të Pyjeve.

Një gazetë siberiane ka raportuar se standardi për cilësinë e ajrit është 1.2 deri 2.3 herë më i keq se ai që kërkohet për jetesë të njerëzve.

Autoritetet i kanë angazhuar më shumë se dy mijë njerëz dhe janë duke i përdorur 303 njësi pajisjes për t’i luftuar flakët në 171 vatra të zjarrit, të cilat janë tash për tash aktive në Siberi.

Vetëm në 24 orët e kaluara, zjarrfikësit kanë arritur t’i shuajnë 35 zjarre në një sipërfaqe prej 17 mijë e 600 hektarësh.

Qeveria rajonale në Krasnoyarks tha se vetëtima është shkaktarja kryesore për shumicën e zjarreve në pyje.

Banorëve u është kërkuar të dalin jashtë vetëm në rast nevoje, ndërsa tymi i këtyre zjarreve është përhapur edhe në rajonet e tjera, shkruan “Free Europe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat