BE pret propozimet e Johnson për Brexit

Bota

BE pret propozimet e Johnson për Brexit

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 15:14
Boris

Kryeministri i ri i Britanisё sё Madhe Boris Johnson do tё realizojё daljen nga BE mё 31 tetor pavarёsisht se ҁ’kosto mund tё ketё kjo. BE-ja ёshtё nё pritje, por e pёrjashton rinegociimin e marёveshjes pёr Brexit.

Kryeminisri i ri i Britanisё sё Madhe Boris Johnson para zjgedhjes sё tij u ka dhёnё njё premtim tё qartё anёtarёve konservatorё tё partisё: “Pas tre vjetёsh dhe dy afateve tё djegura ne duhet tё dalim nga BE mё 31 tetor e kёtё do ta bёjmё me njё deal mё tё mirё se sa ai qё u rrёzua tri herё nё parlament”, ka deklaruar vazhdimisht Johnson nё luftёn e brendshme elektorale brenda partisё sё vet. “Nёse ne vazhdojmё t’i shtyjmё tё gjitha, atёherё ne do tё shkёrmoqemi.”

Paraardhёsja e tij Theresa May e pati shtyrё dy herё datёn e daljes nga BE, pёr ta bindur parlamentin nё  Londёr pёr marrёveshjen e saj me BE-nё pёr daljen. Ajo dёshtoi. Kjo bёri qё tani Boris Johnson tё hyjё nё Doёning Street. Ai premton rinegociimin e marrёveshjes sё Brexit me BE-nё  dhe ndёr tё tjera t’i verё kryqin ‘backstop’. Ky ёshtё sigurimi, qqё mes vendit anёtar tё BE-sё Irlandёs dhe provincёs britanike tё Irlandёs sё Veriut nё ishullin irlandez tё mos ketё kufi tё ashpёr. Pёr kёtё duhet qё Britania e Madhe pёrkohёsisht tё vazhdojё tё qendrojё nё unionin doganor me BE-nё.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat