Mbyti foshnjen në mënyrë brutale, kujdestarja dënohet me 21 vite burg

Bota

Mbyti foshnjen në mënyrë brutale, kujdestarja dënohet me 21 vite burg

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 23:41
Jennifer Baldwin

Padyshim që fëmijët janë gjëja më e shtrenjtë e çdo prindi. E kur jemi tek kujdestaria ndaj tyre, është tejet e vështirë t’i besosh apo të gjesh personin e duhur.

Kështu, kujdestarja Jennifer Baldwin, ka mbytur një foshnje pasi që ishte sjellë në mënyrë agresive me të.

Si pasojë e veprimeve të kujdestares agresive, foshnja e gjinisë femërore me emrin Colton, ka marrë lëndime të papërballueshme dhe ka vdekur shkruan The Sun.

Në fillim Jennifer nënë e katër fëmijëve iu kishte thënë policëve që nuk i din shkaqet e vdekjes së Colton.

Megjithatë hetuesit nuk kishin arritur të zbulonin cfarë kishte shkaktuar vdekjen e Colton, por testi i autopsisë kishte zbuluar që shkaku i vdekjes ishte forca e ashpër në kokë.

Jennifer Baldëin është shpallur fajtore nga gjykata dhe është dënuar me 21 vite heqje lirie.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat