Johnson: Marrëveshja e divorcit me BE-në e papranueshme

Bota

Johnson: Marrëveshja e divorcit me BE-në e papranueshme

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 15:54
Foto

Kushtet e marrëveshjes së divorcit të arritura nga  Theresa May me Bashkimin Europian janë të papranueshme, deklaroi sot kryeministri i ri britanik, Boris Johnson përpara deputetëve britanikë.

Duke vënë theksin se preferon të largohet nga BE me një marrëveshje, lideri konservator, i cili mori dje detyrën pas dorëheqjes së Theresa May, njoftoi se i kërkoi sot Michael Gove, për të bërë të gjitha përgatitjet edhe për skenarin e një “no deal”.

‘’Marrëveshja e tërheqjes u refuzua tre herë. Kushtet janë të papranueshme për këtë parlament dhe për këtë shtet’’, siguroi Johnson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat