Momenti i tmerrshëm kur motoçikleta bie në lumë pas shembjes së urës

Bota

Momenti i tmerrshëm kur motoçikleta bie në lumë pas shembjes së urës

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 19:29
Pamje nga videoja

Kinak DaLi dhe Sok Vandy, ushtarë të Divizionit të Lehtë të Këmbësorisë të Kamboxhias, po udhëtonin me motoçikletë mbi një kalim të bërë nga balta kur ajo u shemb për shkak të forcës së lumit.

Ata të dy u zhytën rreth 10 metra në lumë dhe konsiderohen të zhdukur që nga dita e djeshme në provincën Siem Reap.

Një adoleshent vendas po xhironte përmbytjen dhe kapi momentin kur ura u shemb, duke tërhequr të dy burrat në lumë.

Personat e zhdukur ende nuk janë gjetur, ndërkohë që po vazhdojnë kërkimet nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat