Bahrejni ekzekuton tre persona, pavarësisht kundërshtimit të aktivistëve

Bota

Bahrejni ekzekuton tre persona, pavarësisht kundërshtimit të aktivistëve

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 09:03
Ilustrim

Autoritetet e Bahrejnit i kanë ekzekutuar tre persona në dy raste të ndryshme gjyqësore. Njëri rast ishte akuzë për terrorizëm dhe vrasje të një polici, ndërsa rasti tjetër kishte të bënte me vrasjen e një imami.

Grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e kanë kundërshtuar ekzekutimin e dy burrave, Ali Mohamed Hakeem al-Arab dhe Ahmed Isa Ahmed Isa al-Malali.

Malali dhe Arab u dënuan në një gjykim të një numri masiv të të akuzuarve prej 60 personash, i cili kishte filluar në janar të vitit 2018. Të dy personat e ekzekutuar i kishin shfrytëzuar të gjitha mundësitë për ankesa, por ato ishin refuzuar.

Një thirrje të fundit kundër këtij vendimi e bëri edhe raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për vrasje pa gjyq, Agnes Callamard.

Ajo ka thënë përmes një deklarate se këta persona janë torturuar, nuk u është lejuar pjesëmarrja në procesin e tyre gjyqësor dhe janë dënuar në mungesë.

Bahrejni është shtet i vogël në Gjirin Persik. Ky vend është përballur me trazira që nga viti 2011, kur autoritetet i shtypën protestat e shiitëve për reforma politike, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat