Rriten tensionet, Irani gjithnjë e më agresiv në Ngushticën e Hormuzit

Bota

Rriten tensionet, Irani gjithnjë e më agresiv në Ngushticën e Hormuzit

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 15:40
Ngushtica e Hormuzit

Irani po e cilëson si armiqësor dhe provokativ propozimin për të formuar një koalicion evropian për skuadrilje ushtarake për të shoqëruar anijet çisternë përmes Gjirit Persik. Media shtetërore iraniane citon një zëdhënës të qeverisë, sipas të cilit kjo mbart një mesazh armiqësor, është provokativ dhe do të shtojë tensionet.

Një grup iranianësh që jetojnë në Britani u tubuan në qendër të Londrës të shtunën me thirrjet për sanksione më të rrepta ndaj Iranit. Dowlat Nowrouzi është përfaqësuese e Këshillit Kombëtar të Rezistencës Iraniane.

“Një ndarje reale e fesë nga shteti, një republikë reale demokratike që respekton të drejtat e barabarta të grave, gjinitë, dhe të drejtat fetare dhe etnike të pakicave në të gjithë vendin. Duam të shohim dhënien fund të terrorizmit, të armëve bërthamore, nga regjimi më brutal dhe shtypës e veçanërisht nga roja revolucionare e atij vendi.”

Përmes një deklerate grupi iranian i kërkoi qeverisë britanike që të cilësojnë Rojën Revolucionare Iraniane, Ministrinë Iraniane të Zbulimit dhe udhëheqësin suprem Ali Khamenei si subjekte terroriste. Matthew Offord është ligjvënës konservator britanik.

“Po mbështes jo vetëm votuesit e mi por po shfrytëzoj këtë mundësi për të dërguar një mesazh për kryeministrin tonë të ri se, ajo që po ndodh në Iran dhe sjellja e regjimit të atij vendi nuk është në interes të Mbretërisë së Bashkuar, nuk është në interes të popullit iranian dhe nuk është në interes të rendit botëror. Besoj se tani është koha për të vepruar.”

Tensionet janë shtuar ndërsa Irani është bërë gjithnjë e më agresiv në Ngushticën e Hormuzit, një korridor i rëndësishëm për transportin globaldetar që kalon pranë ujërave territoriale të Iranit.

Në fillim të muajit njësi të Rojës Revolucionare Iraniane përdorën helikopterë dhe anije të vogla për të marrë nën kontroll një anije çisternë që lundronte nën flamurin britanik në Ngushticën e Hormuzit./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat