Ish-prefekti i Teheranit është dënuar me vdekje

Bota

Ish-prefekti i Teheranit është dënuar me vdekje

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 13:16
Foto

Ish-prefekti i Teheranit dhe një prej nënpresidentëve të Iranit, Ali Naxhafi është dënuar me vdekje për shkak të vrasjes së bashkëshortes dhe ka të drejtë në ankesë në 20 ditët në vijim.

Ai është shpallur fajtor për shkak të vrasjes me armë zjarri të bashkëshortes së tij Mitre Ostad. Ai është arrestuar në muajin maj, pasi vetë është paraqitur në polici dhe e ka pranuar fajin.

Naxhafi  ka dhënë dorëheqje nga funksioni i prefektit në vitin 2018 për shkak të kritikave ndaj tij sepse ka marrë pjesë në një valle të vajzave në program shkollor.

Vrasja me armë zjarri është rast shumë i rrallë në Iran, veçanërisht midis pjesëtarëve të elitës politike dhe të biznesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat