OKB: Aleatët vranë më shumë civilë në Afganistan sesa talebanët

Bota

OKB: Aleatët vranë më shumë civilë në Afganistan sesa talebanët

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 06:45
Foto

Forcat pro-qeveritare, përfshirë aleatët e NATO-s, shkaktuan më shumë vdekje civile në Afganistan sesa kryengritësit në gjysmën e parë të vitit 2019, thuhet në një raport të ri të OKB-së.Forcat e huaja dhe qeveritare janë përgjegjëse për 717 vdekje, ndërsa elementët antiqeveritar (përfshirë Talibanët) shkaktuan vdekje 531, sipas raportit.

Në total, OKB regjistroi 3,812 viktima civile (1.366 vdekje dhe 2.446 të plagosur) në gjysmën e parë të vitit.

OKB “vazhdon ta konsiderojë nivelin e dëmit të bërë civilëve si tronditëse dhe të papranueshme,” tha agjensia globale.

“Palët në konflikt mund të japin shpjegime të ndryshme për tendencat e fundit, secila e krijuar për të justifikuar taktikat e tyre ushtarake,” tha Richard Bennett, Shefi i të Drejtave të Njeriut i Misionit të Ndihmës së OKB në Afganistan.

Shtetet e Bashkuara po përpiqen të negociojnë një marrëveshje sipas së cilës forcat e huaja do të tërhiqnin në këmbim të garancive të sigurisë nga talebanët, duke përfshirë një premtim që vendi nuk do të bëhet një strehë e sigurt për grupet terroriste.

Koloneli Sonny Leggett, një zëdhënës i forcave amerikane në Afganistan, hodhi poshtë metodat dhe gjetjet e përdorura nga OKB, duke thënë se mbledhja e provave nga forcat amerikane ishte “më e plotë, dëshmuese dhe e saktë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat