Të ardhurat e Turqisë nga turizmi shënojnë rritje në tremujorin e dytë

Bota

Të ardhurat e Turqisë nga turizmi shënojnë rritje në tremujorin e dytë

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 11:09
Foto

Të ardhurat e Turqisë nga turizmi kanë arritur në afro 8 miliardë dollarë në tremujorin e dytë të këtij viti, njoftoi Instituti Turk i Statistikave (TurkStat), transmeton Anadolu Agency (AA).

Shifra paraqet rritje prej me 13,2 për qind në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, tha TurkStat.

Në periudhën prill-qershor, 87,8 për qind e të ardhurave, duke përjashtuar shpenzimet e shërbimit të roamingut GSM dhe shërbimit të marinës, kanë ardhur nga vizitorët e huaj, ndërsa pjesa tjetër është arritur nga qytetarë që banojnë jashtë vendit.

Shpenzimi mesatar i vizitorëve në periudhën tremujore ishte 625 dollarë për frymë.

“Në këtë tremujor, gjersa shpenzimi mesatar i të huajve ishte 607 dollarë për frymë, shpenzimi mesatar i qytetarëve turq që banojnë jashtë ishte 766 dollarë për frymë”, njoftoi autoriteti statistikor i Turqisë.

Vendi ka tërhequr 12,8 milionë vizitorë në periudhën prill-qershor, që paraqet rritje prej 15,3 për qind nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ndërsa prej tyre, 11,5 milionë kanë qenë të huaj, kurse 1,3 milion shtetas turq me banim jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat