Mbi 20 persona para gjyqit në Hong Kong për shkak të trazirave në demonstrata

Bota

Mbi 20 persona para gjyqit në Hong Kong për shkak të trazirave në demonstrata

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 11:33
Foto

Një grup prej 23 personave është paraqitur para gjykatës në Hong Kong nën akuzën për trazira gjatë demonstratave, derisa janë mbledhur para gjykatës përkrahësit e tyre që t’iu japin përkrahje.Demonstruesit janë mbledhur përkundër shiut të fortë dhe kanë bërtitur, “Ktheni Hong Kongun, revolucionin e kohës tonë”.

Ata po protestojnë, siç pretendojnë, për shkak të ndikimit të madh të Kinës në këtë territor kinez me gjysmë autonomi i cili i ka ligjet e veta dhe sistemin e vet të drejtësisë.

Policia mbrëmë ka kumtuar se 44 persona janë akuzuar për trazira, ndërsa njëri për armëmbajtje.

Ata janë arrestuar pas përleshjes me policinë në protestë në pjesën perëndimore të Hong Kongut të dielën.

Akuza për trazira është pasojë më serioze prej fillimit të protestave muajin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat