Britania dhe SHBA me mision të përbashkët në Hormuz

Bota

Britania dhe SHBA me mision të përbashkët në Hormuz

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 13:01
Foto

Përfaqësuesit ushtarakë të Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, kanë vendosur të mblidhen për një takim në Bahrejn për të diskutuar mundësinë e krijimit të një misioni ndërkombëtar për mbrojtjen e transporteve në Ngushticën e Hormuzit.

Takimi me dyer të mbyllura u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes britanike dhe një zëdhënës i Flotës së 5-të të Marinës së SHBA-së.

Ministria nuk pranoi të jepte detaje rreth rendit të ditës, por deklaroi se do të marrin pjesë edhe disa partnerë ndërkombëtarë.

Britania e Madhe dhe SHBA po kërkojnë të krijojnë një mision për të parandaluar Iranin nga pengimi i mëtejshëm i rrugëve tranzit të naftës, pas bllokimit së fundmi të naftëmbajtëses “Stena Impero” me flamur britanik dhe “MT Riah” me flamur panamez në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë strategjike transporti midis Iranit dhe Omanit.

Disa shtete anëtare të BE-së kanë shprehur interes për propozimin për të siguruar udhëtimin e sigurt të ngarkesave.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, disa nga vendet që kanë shprehur interes për këtë nismë  janë Danimarka, Polonia, Portugalia, Spanja dhe Suedia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat