Në mes tensionesh, SHBA i vë sanksione kryediplomatit iranian

Bota

Në mes tensionesh, SHBA i vë sanksione kryediplomatit iranian

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 23:54
Mohammad Javad Zarif

Administrata Amerikane i ka vënë sanksione ministrit të Jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif.

Ky hap i marrë këtë të mërkurë vjen midis eskalimit të tensioneve në mes të dy vendeve, shkruan Washington Post.

Presidenti Donald Trump ka pas paralajmëruar muajin e kaluar se ka urdhëruar vënien e sanksioneve ndaj Zarif por që ky hap ishte shtyrë për shkak se zyrtarët e Departamentit Amerikan të Shtetit kishin thënë se kjo do të nënkuptonte mbyllje të portave diplomatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat