Gruas ia amputojnë këmbë e duar pasi qeni e kishte lëpirë pa ndal

Bota

Gruas ia amputojnë këmbë e duar pasi qeni e kishte lëpirë pa ndal

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 23:37
Ilustrim

Një 54-vjeçare nga Ohio, SHBA, është prekur nga sepsis dhe dështimi i punës së mëlçisë dhe veshkave.

Ajo më herët ishte ankuar për dhimbje të mëdha në duar dhe këmbë.

Në pamundësi për të marrë frymë, ajo ishte vendosur në koma dhe në jetë mbështetëse.

Brenda disa orëve, ajo nisi të vuajë nga gangrena dhe nekroza në duart dhe këmbët e saj.

Testet e gjakut treguan për infeksionin capnocytophaga canimorsus, një bakter që zakonisht gjendet në pështymën e qenit.

Besohet se një reaksion i tillë prek vetëm një në një milion njerëz kur vijnë në kontakt me pështymën e qenit.

Margaret Kobe, mjeke për sëmundje infektive pranë spitalit Aultman Hospital, tha për Fox 8 se ajo zakonisht është e pranishme në florën orale ose gojën e qenit dhe se mund të transmetohet përmes kafshimit ose edhe pështymës së qenit.

“Njerëzit duhet të sigurohen të pastrojnë duart pasi të kenë lozur me qenin. Organizmi mund të ulë sistemin e imunitetit dhe të bëjë gjëra të tmerrshme. Në këtë rast, mund të shkaktohen mpiksje të gjakut, të dëmtojnë indet sikurse në rastin e kësaj gruaje”, tha ajo.

Gruaja i është nënshtruar gjashtë herë operimit. Ajo pranon se qeni e kishte lëpirë atë gjatë gjithë kohës, teksa zgjidhja e vetme për të shpëtuar ishte amputimi i duarve dhe këmbëve, përndryshe do të kishte epilog fatal.

Vitin e kaluar, një burrë në SHBA i është nënshtruar amputimit të këmbëve pasi ishte infektuar nga pështyma e qenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat