Irani kundërshton bisedimet e drejtpërdrejta me SHBA-në

Bota

Irani kundërshton bisedimet e drejtpërdrejta me SHBA-në

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 15:11
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, tha se vendosja e sanksioneve ndaj tij, nga ana e Shteteve të Bashkuara, tregon “dështimin” e Uashingtonit për të gjetur zgjidhje diplomatike dhe ulje të tensioneve në Gjirin Persik.

Zarif tha një konferencë për media në Teheran, se SHBA-ja ka vendosur sanksione financiare ndaj tij, dhe se ai e rezufon ftesën për të takuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

"Vendosja e sanksioneve kundër një ministri të jashtëm do të thotë dështim ndaj çdo përpjekjeje për dialog”, tha Zarif.

Tensionet midis dy vendeve janë rritur, pasi Shtetet e Bashkuara, në maj të vitit 2018 u tërhoqën nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore që synonte të frenonte programin bërthamor të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Sipas Uashingtonit, kjo marrëveshje ishte e negociuar keq, dhe se e njëjta i mundësonte Teheranit të posedojë armë bërthamore.

Irani nga ana tjetër ka njoftuar se ka rritur nivelet e uraniumit të pasuruar, përtej kufijve që lejonte marrëveshja.

Në njoftimin e sanksioneve, sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, akuzoi ministrin e jashtëm iranian, për zbatimin e një "agjende të pamatur" dhe e përshkroi Zarifin si zëdhënësin kryesor të regjimit iranian në të gjithë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat