Momenti kur karteli i drogës e kap liderin e kartelit kundërshtar e më pas e lënë të varur në rrugë - Bota Sot
Momenti kur karteli i drogës e kap liderin e kartelit kundërshtar e më pas e lënë të varur në rrugë

Bota

Momenti kur karteli i drogës e kap liderin e kartelit kundërshtar e më pas e lënë të varur në rrugë

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 11:43
Momenti kur karteli i drogës e kap liderin e kartelit kundërshtar e më pas e lënë të varur në rrugë

Pamjet nga Meksika që tregojnë se si njëri nga kartelet më të mëdha të vendit ka arritur që ta kap liderin e kartelit kundërshtar, e që më pas të zhveshur e kanë lidhur në një karrige para se ta ekzekutonin dhe ta linin trupin e tij të varur në një nga rrugët e qytetit.

Pjesëtarët e armatosur të kartelit Jalisco New Generation, u shfaqën në video të publikuar gjatë vikendit të cilët e kishin rrethuar Adolfo Mendoza Valencia, i cili konsiderohej si lideri i kartelit i cili e kontrollonte drogën në qytetin Guanajuato, në pjesën qendrore të Meksikës.

Mendoza Valencia, gjithashtu i njohur si El Michoacano, ishte i lidhur në karrige. Duart dhe këmbët gjithashtu i kishte të lidhura.

Autoritetet meksikane duke e larguar trupin e tij të varur në rrugë

Kundërshtarët e tij e detyruan atë që të flasë para kamerës.

Sipas mediave meksikane, Mendoza Valencia më parë ka arritur që t’i shpëtojë një tentim vrasjeje që e la të vdekur djalin e tij 17 vjeçar, shkruan Daily Mail

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...