SHBA kritikon Kinën për manipulim të juanit

Bota

SHBA kritikon Kinën për manipulim të juanit

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 12:42
SHBA kritikon Kinën për manipulim të juanit

SHBA-ja akuzoi zyrtarisht Kinën për dobësimin e monedhës së saj, ndërkohë që ajo kaloi pragun simbolik prej 7 juanëve për një dollar, një veprim që ka rritur tensionet mes dy gjigantëve ekonomikë si edhe nervozizmin e tregjeve.

“‘Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, nën urdhërin e presidentit amerikan, Donald Trump, arriti në përfundimin se Kina kishte manipuluar monedhën e saj”, theksoi Departamenti amerikan i Thesarit në një komunikatë.

“Duke rezultuar nga ky përcaktim, që Kina ka manipuluar monedhën e saj, sekretari Mnuchin do të diskutojë me Fondin Monetar Ndërkombëtar për eliminimin e avantazhit konkurrues, krijuar nga vendimet e fundit kineze”, vijon komunikata.

Vendimi i marrë nga Pekini për të lejuar uljen e konsiderueshme të monedhës së saj ka shkaktuar një stuhi në tregjet financiare në mbarë botën.

Ai sinjalizon në fakt një përshkallëzim tjetër në luftën tregtare shkaktuar nga tarifat doganore ndëshkuese të vendosura një vit më parë, për të bindur Pekinin të negocionte një marrëveshje tregtare që reduktonte deficitin dhe praktikat e gjykuara të padrejta nga presidenti amerikan, Donald Trump, përcjell atsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat