SHBA-ja dhe vendet evropiane i bëjnë thirrje Rusisë të tërheqë forcat nga Gjeorgjia - Bota Sot
SHBA-ja dhe vendet evropiane i bëjnë thirrje Rusisë të tërheqë forcat nga Gjeorgjia

Bota

SHBA-ja dhe vendet evropiane i bëjnë thirrje Rusisë të tërheqë forcat nga Gjeorgjia

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 14:31
Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Shtetet e Bashkuara dhe pesë vendet evropiane shënuan 11 vjetorin e luftës pesë-ditore midis Rusisë dhe Gjeorgjisë, dhe i kërkuan Moskës që të tërheqë forcat e saj ushtarake në pozicionet e mbajtura në Gjeorgji.

Përmes një deklarate të përbashkët, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Belgjikës, Estonisë, Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Britanisë, në Kombet e Bashkuara, shprehën mbështetje për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë.

Deklarata u lëshua pas një seance të mbyllur të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

"Ne nuk do të ndalemi së punuari derisa Rusia të përfundojë pushtimin e territorit sovran Gjeorgjian", thuhet në deklaratë.

Përmes një deklarimi të veçantë, Departamenti amerikan i Shtetit i kërkoi Rusisë të revokojë njohjen e "të ashtuquajturës pavarësi" të dy rajoneve të shkëputura nga Gjeorgjia, Abhazisë dhe Osetisë së Jugut.

Më 2002, Kremlini filloi dhënien e nënshtetësisë ruse për banorët e rajoneve Abhazi dhe Oseti e Jugut - një politikë që ndihmoi në rritjen e numrit të mbajtësve të pasaportave ruse atje nga rreth 20 përqind në më shumë se 85 përqind të popullsisë.

Pastaj, kur Rusia filloi luftën kundër Gjeorgjisë në gusht të vitit 2008, Kremlini justifikoi vendosjen e forcave ushtarake ruse në Abhazi dhe Osetinë e Jugut duke thënë se ato forca ishin të nevojshme për të mbrojtur qytetarët e Rusisë në rajonet separatiste.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...