Momenti heroik kur qytetarët kapin personin që po vriste njerëz me thikë nëpër qytet

Bota

Momenti heroik kur qytetarët kapin personin që po vriste njerëz me thikë nëpër qytet

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 00:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një burrë i armatosur është arrestuar pasi ka goditur me thikë një grua në qendrën e Sidneit dhe është ndaluar në rrugë nga qytetarët.

Një grua e tjetër, u gjet e vdekur brenda një ndërtese apartamentesh në të njëjtën rrugë.

“Të gjitha informacionet që kemi e lidhin atë me këto dy krime,” tha komisari i policisë Mick Fuller në një konferencë për shtyp.

Ai tha se i dyshuari ishte i vetëm në këto sulme, dhe kishte një histori të problemeve me shëndetin mendor.

Ai ishte i njohur për policinë por “historia e tij kriminale ishte pakrahasueshëm më e vogël në krahasim me peshën e krimeve që ka bërë sot”.

Komisioneri i policisë tha që i dyshuari kishte disa ideologji të lidhura me terrorizmin, por nuk kishte lidhje të dukshme me organizatat e tjera terroriste.

Besohet se njeriu kishte një USB që përmbante detaje të vrasjeve masive në Zelandën e Re dhe Shtetet e Bashkuara.

Z. Fuller tha se goditja me thikë nuk po klasifikohet aktualisht si një incident terrorist por kjo do të rivlerësohet pasi hetimi vazhdon.

Njerëzit u vërsulën në drejtim të tij, me karrige që kishin marrë në lokalet në qytet, dhe arritën ta neutralizojnë atë, duke bllokuar në fund me to dhe me një mbajtëse plastike të shisheve të qumshtit.

Incidenti u zhvillua rreth orës 14:00 me kohën lokale (04:00 GMT) të martën pranë Clarence St dhe King St, një zonë e ngjeshur në qendër të qytetit.

Pamjet në video tregojnë se i dyshuari kishte hipur mbi një veturë dhe kërcënonte duke mbajtur një thikë në duar e duke bërtitur “Allahu Akbar” dhe “më qëlloni”, pasi një burrë tjetër i vërsulet me karrige.

Policia tha se i dyshuari kishte goditur me thikë një grua 41-vjeçare në shpinë para se të neutralizohej. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat