SHBA inkurajon palët në Hong Kong të jenë të qeta

Bota

SHBA inkurajon palët në Hong Kong të jenë të qeta

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 07:19
Hong Kong

SHBA po monitoron trazirat në Hong Kong dhe inkurajon “të gjitha palët të qëndrojnë të qeta, të sigurta dhe paqësore”, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

“Siç ka thënë Presidenti ata po kërkojnë demokraci dhe unë mendoj se shumica e njerëzve duan demokraci”, tha ai.

“Liria e shprehjes është vlerë që ne e ndajmë me njerëzit e Hong Kongut dhe kjo liri duhet të mbrohen”.

“Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë me ngulm nocionin se ne po sponsorizojmë ose nxisim demonstratat”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat