Problem majmunësh: Banorët e St. Kitts në bela me majmunët

Bota

Problem majmunësh: Banorët e St. Kitts në bela me majmunët

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 00:43
Foto ilustrim

Turistëve ju duken shumë simpatik dhe i fotografojnë shpesh dhe fytyrat simpatike të majmunëve në ishullin e Karaibeve por këta majmunë janë bërë llahtari i banorëve pasi po shkatërrojnë fermat e tyre.

Këto krijesa karizmatike që i magjepsin aq shumë pushuesit shkaktojnë mizëri për fermerët lokal, duke i ngrënë të gjitha kulturat bujqësore që rriten në St. Kitts, si mango, shalqinjtë, trangujt dhe kungujt. Shija e këtyre majmunëve nuk ka kufizime sa që 80 % e fermave në ishull janë ndikuar.

Majmunët janë sjellë në ishujt e St. Kitts dhe Nevis ku po harlisen gjithashtu, rreth shekullit të shekullit të 17’të nga kolonët si kafshë shtëpiake.

Tani popullata e majmunëve ka tejkaluar atë njerëzore në ishull, diku 60 mijë mendohet. Numrat e tyre janë shtuar viteve të fundit të pas shkatërrimit të industrisë së sheqerit që i mbante gjerësisht në male ku ushqeheshin me kallam.

Këta majmunë janë edhe dinak dhe nuk po ndihmojnë as kurthet dhe mashtrimet e fermerëve. Asgjë nuk ka funksionuar deri tani, as gjarpërinjtë e plastikës, as gogolët as zogj fals që imitojnë zëra të grabitqarëve të këtyre majmunëve.

Disa fermerë kanë provuar edhe qen roje dhe ka funksionon një kohë deri një ditë kur e shohin majmunin duke përkëdhelur qenin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat