Piloti hero, shpëtoi 226 persona në bord pasi dy motorët dolën jashtë përdorimit

Bota

Piloti hero, shpëtoi 226 persona në bord pasi dy motorët dolën jashtë përdorimit

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 15:38
Foto

Një pilot që drejtonte një avion me 226 persona në bord është detyruar që të bëjnë ulje urgjente pas një incidenti që për pak rezultoi fatal.

Aeroplani rus bëri ulje emergjente në një fushë me misër pasi një nga motorët mori flakë ndërsa tjetri ndaloi së funksionuari.

Për fatin e mirë të pasagjerëve në bord piloti Damir Yusupov arriti që ta menaxhonte mirë situatën dhe i shpëtoi të gjithë.

Sipas raportimeve, një nga motorët u përfshi nga flakët për shkak të një zogu, ndërsa tjetri thjesht ndaloi së funksionuari.

Aeroplani ishte i furnizuar me 16 tonë karburant dhe ekspertët e aviacionit thonë se ishte një mrekulli që piloti arriti ta ulte avionin pa shkaktuar ndonjë shpërthim që mund t’i vriste të gjithë.

Nga personat në bord rezultojnë vetëm 74 të lënduar, të cilët thuhet se u plagosën gjatë procesit të evakuimit.

Piloti tashmë po përshëndetet si hero.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat