Egjipt: Dënim me vdekje për gjashtë të akuzuar për terrorizëm

Bota

Egjipt: Dënim me vdekje për gjashtë të akuzuar për terrorizëm

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 18:29
Foto

Gjashtë persona të akuzuar për terrorizëm janë dënuar me vdekje në Egjipt për dy sulme në 2013 dhe 2015.

Gjykata penale në Giza dënoi 41 persona të tjerë, 28 prej të cilëve ishin në mungesë, me burgim të përjetshëm me akuza të ngjashme, duke përfshirë mbajtjen e armëve dhe eksplozivëve.

Shtatë të tjerët u dënuan me 15 vjet burg, një deri në tre vjet, ndërsa 14 u liruan.

Sipas AP, këto gjykime mund të apelohen, transmeton KosovaPress.

Akuzat kanë të bëjnë me dy sulme të ndara në Kerdasi, pranë piramidave të famshme të Gizës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat