Forcat e Asadit përparojnë në një pjesë kyçe të Sirisë

Bota

Forcat e Asadit përparojnë në një pjesë kyçe të Sirisë

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 11:17
Foto

Grupet e rebelëve janë tërhequr pjesërisht nga qyteti Khan Sheikhun në pjesën veriperëndimore të Sirisë, duke ua hapur rrugën forcave qeveritare për të hyrë në qytet.

Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm në luftën për provincën e Idlibit, e cila është e vetmja që ka mbetur nën kontrollin e rebelëve. Tërheqja e tyre erdhi disa orë pasi Turqia dërgoi tanke dhe mjete tjera të blinduara në thellësi të territorit sirian për shkak të fitoreve të forcave që po luftojnë në emër të Asadit.

Qyteti Khan Sheikhun ka qenë cak i një fushate ushtarake që nisi në prill të këtij viti. Sulmet kishin ngecur deri para disa ditësh, pavarësisht sulmeve ajrore ruse që kanë shkatërruar shumë ndërtesa në pjesën jugore të Idlibit dhe që i kanë detyruar gjysmë milioni njerëz të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

Luftëtarët e udhëhequr nga grupi ekstremist i lidhur me Al Qaeda-n, Hayat Tahrir al-Sham, kanë qenë deri tash në krye të kontrollit të qytetit, por të martën në mëngjes kanë lëvizur drejt veriut.

Grupet ekstremiste janë bashkuar me luftëtarë të tjerë kundër Asadit dhe dominojnë në disa pjesë të provincës së Idlibit. Prania e tyre është përdorur si pretekst nga Rusia dhe Siria të zhvillojnë sulme të reja në këtë rajon, në të cilin kanë gjetur strehim rreth tre milionë njerëz, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat