Skulptura që po shqetëson banorët

Bota

Skulptura që po shqetëson banorët

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 12:12
Skulptura po shqetëson banorët

Banorët e Uellington të Zelandës së Re nuk e kanë mirëpritur idenë që statuja 5 metra e gjatë e një dore me fytyrë të vendoset në çatinë e ndërtesës së Galerisë së Arteve.

Kjo vepër arti që është punuar në vitin 2016 nga Ronnie van Hout u vendosë falë ndihmës së një helikopteri.

Skulptura që quhet “Quasi” është një vepër hibride arti, me dorë dhe fytyrë njeriu.

Por, vendasit kanë qenë të parët që kanë vërshuar rrjetet sociale duke shprehur hapur pakënaqësinë për këtë “Quasin”.

“Ky art? Kjo është gjëja më e shëmtuar që kam parë”, shkroi njëri. Ndërsa ka edhe të tjerë që pyesin “Çfarë dreqin është kjo?!”.

“Quasi” ka qenë në Galerinë e Arteve në Christchurch, ndërsa tre vitet e ardhshme do të qëndrojë në Uellington.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat