Shkon në 24 numri i viktimave nga sulmi në Burkina Faso

Bota

Shkon në 24 numri i viktimave nga sulmi në Burkina Faso

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 15:13
Foto

Ushtria e Burkina Fasos ka thënë se 24 ushtarë janë vrarë gjatë një sulmi nga militantë të paidentifikuar ndaj një njësiti ushtarak të hënën. Më parë ishte konfirmuar vdekja e 10 ushtarëve.

Përmes një deklarate të publikuar të martën, ushtria njoftoi se është duke e zhvilluar një operacion tokësor dhe ajror me qëllim të kapjes së sulmuesve.

Sulmi ndodhi në pjesën veriore të këtij shteti, e cila është goditur nga dhuna islamike këtë vit.

Përpos ushtarëve të vrarë, në këtë sulm janë plagosur shtatë ushtarë dhe pesë të tjerë janë shpallur të zhdukur, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat