Abuzoi seksualisht me dy 13 vjeçarë, kleriku i lartë dënohet me 6 vite burg - Bota Sot
Abuzoi seksualisht me dy 13 vjeçarë, kleriku i lartë dënohet me 6 vite burg

Bota

Abuzoi seksualisht me dy 13 vjeçarë, kleriku i lartë dënohet me 6 vite burg

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 07:48
Kardinal George Pell

Kardinal George Pell, kleriku më i lartë katolik që u dënua për abuzim seksual, ka dështuar në një përpjekje ligjore për të hequr dënimet e tij në Australi.

Pell u burgos për gjashtë vjet në mars pasi u shpall fajtor për abuzimin me dy djem në një katedrale të Melburnit në vitet 1990. Gjykatë e apelit kundërshtoi argumentin e Pell që vendimi ishte i padrejtë.

Ish arkëtari i Vatikanit, 78 vjeç, tani do të mbetet në burg derisa të ketë të drejtën e lirimit me kusht në tetor 2022.

Kujtojmë që dhjetorin e kaluar, gjykata dënoi unanimisht Pell për abuzime seksuale të djemve 13-vjeçarë në Katedralen e Shën Patrikut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...