SHBA dhe Franca arrijnë kompromis për taksat mbi gjigantët e teknologjisë

Bota

SHBA dhe Franca arrijnë kompromis për taksat mbi gjigantët e teknologjisë

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 12:52
SHBA dhe Franca arrijnë kompromis për taksat mbi gjigantët e teknologjisë

Negociatorët francezë dhe amerikanë arritën marrëveshje kompromisi sot mbi taksën franceze për gjigantët e internetit.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka kërcënuar së fundmi të vendosë taksa mbi verën franceze, transmeton KosovaPress.

Zgjidhja e kompromisit arritur ndërmjet ministrit të Financave të Francës Bruno Le Mer, homologut të tij amerikan Steven Mnuchin dhe këshilltarit ekonomik të Shtëpisë së Bardhë Larry Kadlow, duke parashikuar një regjim sipas të cilit Franca do t'u paguajë kompanive ndryshimin midis taksës së tyre dhe mekanizmit të planifikuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Taksën e Francës prej 3 për qind të të ardhurave nga shërbimet digjitale do ta paguajnë kompanitë, të ardhurat vjetore të të cilave në Francë tejkalojnë 25 milionë euro, ose 750 milionë euro në nivel global.

Draft-marrëveshja do t'i paraqitet më vonë presidentëve Donald Trump dhe  Emmanuel Macron në Samitin e liderëve të G7 në Biarritz.

"Këshilltari i Trump pajtohet me propozimin," konfirmoi një burim për Reuters. Zyrtarët amerikanë më parë janë ankuar se kompanitë amerikane si Facebook, Google dhe Amazon po ndikohen padrejtësisht nga kjo taksë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat