23 të vdekur pas sulmit në një bar në Meksikë

Bota

23 të vdekur pas sulmit në një bar në Meksikë

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 16:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën 23 persona kanë vdekur pas një zjarri në një bar të Meksikës dhe që policia beson se e pasoi një sulm që ndërlidhet me kartelet e drogës.

Tetë gra dhe 15 burra kanë vdekur pas zjarrit në barin Caballo Blanco [Kali i Bardhë] në Coatzacoalcos të Veracruzit të martën mbrëma.

Në ndërkohë, edhe 13 persona të tjerë janë lënduar rëndë.

Mediat meksikane kanë raportuar se brenda barit ishin hedhur shumë armë zjarri dhe kokteje molotovi.

Menjëherë pas zjarrit, policia dhe ambulantat kanë shkuar në vend të ngjarjes.

Guvernatori rajonal i Veracruzit, Cuitláhuac García, ka thënë se policia është duke zhvilluar hetime në lidhje me ata që e kryen këtë sulm duke siguruar se ata nuk do të mbesin pa u dënuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat