SHBA shpall planin për Lindjen e Mesme pas zgjedhjeve në Izrael

Bota

SHBA shpall planin për Lindjen e Mesme pas zgjedhjeve në Izrael

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 19:29
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara nuk do të shpallin planin e tyre politik të paqes për Izraelin dhe Palestinën para zgjedhjeve në Izrael, tha këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Jason Greenblatt.

"Ne kemi vendosur të mos publikojmë planin paqësor (ose një pjesë të tij) para zgjedhjeve në Izrael," tha ai në Twitter.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha të hënën se plani mund të shpallet përpara zgjedhjeve të 17 shtatorit.

Ekipi i Trump në Lindjen e Mesme dëshiroi të zbulohej plani politik gjatë verës, por kjo u vonua pasi kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu nuk arriti të formojë një qeveri koalicioni pas zgjedhjeve të prillit.

Shtëpia e Bardhë njoftoi pjesën ekonomike të planit të paqes në qershor dhe kërkoi mbështetje për të në një konferencë të ministrave të financave në Bahrejn.

Plani ekonomik parashikon krijimin e një fondi global investimesh me vlerë 50 miliardë dollarë për Lindjen e Mesme, i cili do të përmirësonte ekonominë palestineze, si dhe ekonomitë e vendeve fqinje arabe.

Liderët e Gjirit Persik, megjithatë, duan të shohin detajet e një plani politik që duhet të trajtojë disa çështje të konfliktit izraelito-palestinez, përpara se të nënshkruajnë planin ekonomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat