Shëtitja familjare u kthehet në horror: Gruaja e panjohur nxjerr thikën dhe godet fëmijën nëpër fytyrë

Bota

Shëtitja familjare u kthehet në horror: Gruaja e panjohur nxjerr thikën dhe godet fëmijën nëpër fytyrë

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 14:32
Foto

Një familje në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tibilisi ka përjetuar një ngjarje horror derisa po bënte një shëtitjet e zakonshme familjare.

Dy fëmijët e tyre u sulmuan nga një grua e cila ndodhej përballë tyre në po të njëjtën rrugë, shkruajnë mediat e huaja.

Fillimisht ajo sulmon djalin e tyre 3 vjeçar i cili ishte bashkë me nënën e tij. Pamjet tregojnë se gruaja i afrohet të riut, duke nxjerrë një thikë nga një çantë e zezë dhe duke e goditur nëpër fytyrë. Reagimi i prindërve të fëmijës është i menjëhershëm të cilët arrijnë ta largojnë djalin e vogël nga sulmuesja. Mirëpo, ajo nuk ndalet,e zemëruar tenton ta sulmojë edhe vajzën  tjetër të çiftit që ndodhej pak më tutje me babain e saj.

Ajo fillon të ecë para se të kthehet dhe të përpiqet të godasë me thikë fëmijën e dytë. Babai e largon vajzën e vogël përpara se ajo të krijojë kontakt me të.

Djaloshi i sulmuar u dërgua menjëherë në spital, ku kishte disa prerje në hundë dhe faqe.

Policia arriti që menjëherë të gjurmojë sulmuesen. Prindërit e djalit thanë se nuk e kishin parë kurrë më parë atë grua. Gruaja 51 vjeçare rrezikon të përballet me 10 vite burg.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat