Pamjet me dron, shkencëtarët në alarm: Kohë të këqija na presin, Toka do të përballet me një klimë që do shkaktojë ngjarje të rënda

Bota

Pamjet me dron, shkencëtarët në alarm: Kohë të këqija na presin, Toka do të përballet me një klimë që do shkaktojë ngjarje të rënda

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 07:46
Foto

Disa pamje filmike të realizuara me dron kanë nxjerrë zbuluar se çfarë ndikimi ka ngrohja globale në shtresat e akujve në Polin e Veriut.

Më herët këtë javë, The Mirror raportoi se temperaturat 22 ° C po shkrinë akullin ndërsa fëmijët kanë nisur të luajnë me ujërat, që si rregull duhet të ishin të ngrira.

Tashmë, këto pamje të marra nga ajri kanë zbuluar më tej shtrirjen e dëmit të shkaktuar nga ndryshimet klimatike.

Ndërsa pamjet janë pa dyshim mahnitëse, ato në fakt janë kambanë alarmi për një të ardhme të zymtë që e pret planetin nëse nuk bëhet diçka në kohë.

Drejtori i shkencës në WWF, Mark Wright, i cili shoqëroi Daily Mirror në  udhëtimin mbi Arktik, u shpreh se duhet bërë diçka në mënyrë urgjente për të zbutur pasojat e ngrohjes globale.

Valët ekstreme të nxehtësisë dhe zjarret që kanë përfshirë të gjithë globin, nga Rrethi Arktik në Greqi, nga Amerika Veriore në Japoni, janë fytyra e ndryshimeve klimatike. Ne realisht nuk do t’i kishim parë këto ekstreme po të mos kishim ngrohje globale. Parashikimet për efektet e ngrohjes globale tani po i shohim në kohë reale.”

Ata dolën në përfundimin se vala e nxehtësisë që ka përfshirë vrullshëm Europën Veriore është bërë dy herë më shumë e mundur nga ndryshimet klimatike. Edhe pse rezultati është paraprak, shkencëtarët janë të bindur se sinjali i ndryshimit të klimës është i pamohueshëm. Zërat më të njohur të studimit të klimës në botë, kanë parashikuar se ngrohja globale është duke e rritur numrin dhe intensitetin e valëve të nxehtësisë, por ngjarje edhe më të këqija se këto të tanishmet, do të godasin vit pas viti me më shumë intensitet, deri në vitet 2040.

Në Europë, vala e nxehtësisë është shkaktuar nga ndalimi i rrymave të vrullshme, që zakonisht kalojnë motin e ftohtë të Atlantikut në kontinent. Kjo e ka lënë ajrin të nxehtë e të thatë për të paktën dy muaj, shumë më gjatë se zakonisht. Ndalimi apo zvogëlimi i rrjedhës ajrore të hemisferës veriore po lidhet gjithnjë e më shumë me ngrohjen globale, veçanërisht me ngrohjen e shpejtë të Arktikut dhe shkrirjen e akullit në det.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat