Luftime në Tunizi, vriten tre militantë dhe një polic

Bota

Luftime në Tunizi, vriten tre militantë dhe një polic

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Një polic tunizian dhe tre militantë islamikë janë vrarë të hënën gjatë një operacioni të sigurisë pranë kufirit me Algjerinë. Lajmin e bënë të ditur zyrtarët policorë të Tunizisë.

Tunizia është një nga shtetet më sekulare të botës arabe dhe është bërë cak i sulmeve të militantëve pasi u bë bosht i ndryshimeve demokratike përmes kryengritjes kundër autokratit Zine Abidine Ben Ali më 2011.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale në Tunizi janë planifikuar të mbahen edhe më 15 shtator.

“Forcat tona i kanë vrarë tre terroristë pas përleshjes që erdhi si pasojë e operacionit dhjetëditor kundër elementeve terroriste”, tha koloneli i policisë, Houssem Jbebli.

Polici i vrarë ishte komandant i stacionit policor në qytetin Haidra, shtoi koloneli.

Kryeministri i Tunizisë, Youssef Chahed, tha javën e kaluar se vendi i tij është ende i kërcënuar nga grupet miliante, përfshirë edhe të ashtuquajturin Shteti Islamik.

Pikërisht Shteti Islamik i kishte kryer tri sulme të mëdha në Tunizi në vitin 2015. Një sulm ishte kryer në një muze të kryeqytetit, një tjetër në një plazh, ndërsa sulmi i tretë ishte kryer kundër rojeve presidenciale, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat