Pence: Marrëdhëniet SHBA-Poloni kurrë nuk kanë qenë më të forta

Bota

Pence: Marrëdhëniet SHBA-Poloni kurrë nuk kanë qenë më të forta

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 17:45
Mike Pence dhe Andrzej Duda

Aleanca mes SHBA-së dhe Polonisë nuk ka qenë kurrë më e fortë, deklaroi zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence pas bisedimeve në Varshavë me presidentin, Andrzej Duda që ishin të fokusuara në thellimin e bashkëpunimit ushtarak.

Duda shprehu besim se deri në fund të vitit mund të arrihet një marrëveshje në lidhje me rritjen e numrit të trupave amerikane në Poloni, nga 4500 në 5500 dhe ftoi kompanitë amerikane të prezantojnë ofertat e tyre në tenderët ushtarakë që do të zhvillohen.

Pence përgëzoi Poloninë për arritjen e objektivit të NATO-s për të shpenzuar 2% të PBB-së në mbrojtje, një prej shtatë vendeve që kanë përmbushur këtë objektiv deri tani, si dhe për planet e vendit për të rritur këtë përqindje ndërkohë që përpiqet të modernizojë ushtrinë e saj. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat