Nëna vret fëmijën pasi nuk kishte me çka ta ushqente

Bota

Nëna vret fëmijën pasi nuk kishte me çka ta ushqente

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 09:15
Nëna vret fëmijën pasi nuk kishte me çka ta ushqente

Një nënë ka vrarë fëmijën e saj, ndërsa ka rrëfyer në polici gjithë skenën, duke treguar se nuk kishte para ta ushqente.

Yulia Khabitova, 28-vjeçe, nga Rusia, tregoi se i biri kishte uri, por ajo nuk kishte asgjë në frigorifer për ta ushqyer.

Gjatë rindërtimit të skenës së krimit, mes lotësh, ajo tha se e kishte mbytur atë me një litar dhe më pas kishte gërmuar një varr në një grumbull plehu, duke e varrosur me një batanije.

“Tani do të jetë në rregull, nuk do të ketë më kurrë uri, nuk do të qajë kurrë më”, tha ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat