Kina do t’i padisë Shtetet e Bashkuara për taksat tregtare

Bota

Kina do t’i padisë Shtetet e Bashkuara për taksat tregtare

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 12:43
Foto

Një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë në Kinë ka thënë se shteti i tij do t’i padisë Shtetet e Bashkuara përmes mekanizmave për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të Organizatës Botërore të Tregtisë për taksat e reja ndaj mallrave kineze.

Shtetet e Bashkuara filluan zbatimin e taksës prej 15 për qind ndaj mallrave kineze me vlerë prej 112 miliardë dollarësh. Kina u kundërpërgjigj me taksë prej 5 dhe 10 për qind ndaj disa mallrave amerikane.

Në deklaratën e Ministrisë Kineze të Tregtisë thuhet: “Më 1 shtator, dërgesa e parë me mallra kineze iu nënshtrua taksës së re nga Shtetet e Bashkuara. Ne do të dorëzojmë padi në mekanizmat e Organizatës Botërore të Tregtisë. Masat amerikane janë seriozisht në kundërshtim me bashkëpëlqimin e krerëve të shteteve në Osaka. Kina është shumë e pakënaqur dhe i kundërshton këto masa”.

Qeverinë e dy ekonomive më të mëdha botërore kanë thënë se do t’i vazhdojnë bisedimet tregtare këtë muaj në Uashington, por asnjëra palë nuk ka dhënë ndonjë shenjë se do të bëjë lëshime në qëndrimet e veta.

Shtetet e Bashkuara po i bëjnë presion Kinës për ta ngushtuar raportin e suficitit tregtar dhe t’i tërheqë planet për krijimin e konkurrentëve globalë në robotikë dhe në fusha të tjera të industrisë, shkruan “Finanz”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat