Australi, ekonomia ngadalëson rritjen - Bota Sot
Australi, ekonomia ngadalëson rritjen

Bota

Australi, ekonomia ngadalëson rritjen

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Ekonomia e Australisë u ngadalësua në shifrën më të ulët gjatë 10 viteve të fundit, me 0,5% në tremujorin e dytë, sipas të dhënave zyrtare.

Zyra australiane e Statistikave raportoi se PBB-ja e vendit u rrit me 0,5%, në terma të rregullta sezonale, gjatë tremujorit të dytë, kurse gjatë 12 muajve të mëparshëm me 1,4%.

Eksportet neto u rritën 0,6% për shkak të eksporteve nga sektori i minierave, ku fitimet u rritën 10,6%.

Ky është rekordi më i keq i rritjes vjetore që nga viti 2009, pas krizës globale financiare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...